Categories Lajme

Njohja e patentave shqiptare/Greqia publikon udhëzimet

Ambasada e Shqipërisë në Greqi njoftoi sot se janë publikuar udhëzimet për zbatimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. “Përmes vendimit ministror të publikuar, miratohen procedurat teknike dhe jepen udhëzimet për zbatimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të nënshkruar midis dy vendeve, të miratuar më parë nga Greqia, përmes ligjit 4657/2020, të publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 19, vëllimi A, i datës 31 janar 2020”, njoftoi Ambasada.

Për të pasur një kuptim më të qartë për detajet e vendimit të ri dhe dispozitat për çdo kategori patentash, ambasada publikoi edhe linkun përkatës: bit.ly/2XlBHQG. “Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi duhet të kryejnë procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit pranë organeve kompetente greke, që sipas nenit 6-të të marrëveshjes, janë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore, dhe Drejtoritë e Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale, të cilat janë informuar për procedurat përkatësisht me qarkore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit dhe e drejta për konvertim pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra-mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME