Categories Lajme

Nju Jork\ “Ndalo aty”, ndjekje si në filma: Oficerja e policisë zhytet në ujë për të kapur hajdutin

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, e cila përfundoi në mënyrë të pazakontë, me një zhytje në ujë.

Ngjarja u kap nga kamera në trupin e njërit prej dy oficerëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) të përfshirë në incident.

Videoja tashmë virale fillon me 24-vjeçarin Matthew Swafford, i cili shihet duke ecur përgjatë një moli. Pavarësisht thirrjeve të një policeje që i bërtiste “Ndalo aty!”, ai nuk e ndaloi ecjen dhe u hodh në ujë. Oficerja, e vendosur për të mos lejuar arratisjen, hoqi pajisjet e saj dhe u zhyt menjëherë pas tij, ndërsa kolegu i saj kërkoi përforcime përmes radios.

Në pamjet filmike shihet momenti kur Swafford përpiqet ta mbysë policen, duke e kapur dhe zhytur nën ujë. Kjo shkaktoi ndërhyrjen e menjëhershme të oficerit të dytë, i cili gjithashtu u hodh në ujë për ta shpëtuar kolegen dhe për të neutralizuar të dyshuarin. Falë reagimit të shpejtë dhe vendosmërisë së tyre, Swafford u arrestua në vendngjarje.

Pas arrestimit, një nga oficerët i tha Swafford-it: “E përjetuam gjithë këtë për një makinë të vjedhur?”
Në përgjigje, 24-vjeçari pranoi: “Po, e di… ishte budallallëk.”

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut reagoi me një deklaratë: “Një i dyshuar për vjedhje makinash u përpoq të arratisej duke u zhytur në ujë. Ai nuk e priste që oficerët e @NYPD101Pct do ta ndiqnin pa hezitim, duke vënë veten në rrezik. Veprimi i tyre i shpejtë dhe vendimtar i dha fund ndjekjes në mënyrë të sigurt, duke sjellë të dyshuarin në breg dhe në pranga.”

Ky nuk ishte incidenti i tij i parë me policinë. Më 29 qershor, ai u arrestua sërish pasi u kap me dy automjete të vjedhura, një motoçikletë Kawasaki (2018) dhe një Honda Civic (2017). Po ashtu, më 22 prill ai ishte i dyshuar për vjedhjen e tre automjeteve të tjera — një Honda sedan, një minivan Honda dhe një BMW sedan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME