Gazetarë të News24 po qëndrojnë në derën hyrëse të oborrit të objektit ku deri të shtunën kjo media ka ushtruar aktivitetin.
Gazetari Osman Stafa, ka hedhur dyshime se Ushtria ka marre kompjuterët dhe sendet e gazetarëve duke i ngarkuar në automjete të cilat janë bërë gati të largohen nga godina.
Stafa ngriti alarmin, ndërkohë që nuk ka ende informacion se çfarë po ngarkohet në kamionët e Ushtrisë.
“Po vihen në rrezik burimet tona dhe jetët e familjarëve të tyre”, deklaroi Stafa ndërkohë që bëri thirrje për solidaritet dhe reagim nga ambasadat.
Objekti është rrethuar nga Policia që kërkon hapjen e rrugës për automjetet e Ushtrisë.
