Categories Showbiz

Noizy tregon gjithçka, zbulon zanafillen e sherrit me Babastars: Tentuan të ndalonin muzikën time

Pas shumë thashethemeve, Noizy ka zgjedhur të përgjigjet dhe të tregojë njëherë e mirë, zanafillën e mosmarrëveshjeve mes grupeve të njohura të repit në Shqipëri-Kosovë. Noizy është shprehur se labeli i Babstarsave është munduar t’i ndalojë muzikën të luhet në vende e media të ndryshme dhe po ashtu, shtoi se ka patur përpjekje që edhe modelet mos të marrin pjesë në videoklipet e tij.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime.

Ndalën radio, ndalën clube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë.”

Sa i përket sherrit të bujshëm në Prishtinë rreth dy vite më parë, 33-vjeçari tregoi se kjo çështje tashmë është mbyllur, por e cilësoi si ngjarjen më të turpshme të jetës.

“Sot uroj mos të ndodhin më probleme aq serioze se nuk mbyllen më aq lehtë. Jemi tjetër moshë, kemi rreth njerëz seriozë, biznesmenë.

Sherri në Prishtinë është gjëja më e turpshme ku jam përfshirë. Por, për mua ka mbaruar si çështje. Skivi ta telefonuar Cozman dhe Albertin dhe papritur jemi gjendur përballë. Unë kam qenë në tualet, nuk dija gjë fare. Por siç thash është gjëja më e turpshme që më ka ndodhur.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME