Categories Lajme

Normaliteti i ri, vijon dezinfektimi i ambienteve dhe hapësirave publike në Elbasan

Me normalitetin e ri, mëngjesi në qytetin e Elbasanit nis me dezinfektimet e ambienteve dhe hapësirave publike. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se pas shfaqjes së rasteve të para të prekura nga COVID-19 ekipet vazhdojnë me dezinfektimin e çdo ambienti me rrezik potencial në përhapjen e virusit.

Ai ka kërkuar respektimin e rregullave nga ana e qytetarëve për të mos rrezikuar prekjen nga virusi. “Procesi i dezinfektimit vijon pa u ndalur që në momentin e shfaqjes së rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Elbasan. Ekipin e palodhur të dezinfektimeve mëngjesi i gjen në krye të detyrës në një lagje, shkollë apo kopsht të bashkisë së Elbasanit. Por, sigurisht që kjo nuk mjafton, nevojitet një respektim shembullor i protokolleve të sigurisë shëndetësore : distancimit fizik, vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, larja sa më e shpeshtë e duarve. Ja dalim bashkë”, thotë Llatja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME