Categories Lajme

Rritje pagash për të gjithë mjekët e infermierët

Edi Rama deklaroi sot se së shpejti do të ketë një rritje pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët. Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, ku trajtohen të infektuar me COVID-19, kryeministri tha se “po përgatitemi për një rritjeve masive në aspektin cilësor dhe në aspektin e  shtrirjes së pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo thjesht 5% apo 7%. Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë ende kalkulimet për të finalizuar shumën, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonusit që ju si në vijën e parë të 1 mijë euro, plus që do i merrni deri në fund ato,  po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia”.

“Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por për një rritje ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt qysh në fillim të vitit të ardhshëm. Ta programojmë financimin dhe ju të gjithë mjekët dhe infermierët të kenë një ‘jump’ në pagë që është plotësisht i merituar, por sidomos në këtë kohë. Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral edhe psikologjik, por është mirënjohje e vlerësim objektiv i detyruar”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ne kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen ose më saktë mjekët mes largimit e qëndrimit mos ta kenë të thjeshtë, nga pikëpamja financiare të paktën të ketë një balancë. Pastaj zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një vend të hapur dhe secili zgjedh ku të punojë”.

“Që të kemi mjekë këtu në Shqipëri që të jenë të paguar në një nivel që kudo ku të shkojnë mos të ketë diznivel pastaj zgjedhja profesionale është çështje tjetër. Ne kemi parë që edhe bonusi i 2.5 milionë plus për ata që lëvizën nëpër spitale jashtë Tiranës ka funksionuar shumë mirë”, – tha Rama.

Kryeministri Rama tha më tej se “largimi ka rënë shumë ndjeshëm edhe mjekët specializantë që dalin një zgjedhje të parë e kanë që të qëndrojnë dhe me sa kemi kuptuar qëndrojnë jo nga halli, por sepse shikojnë si një mundësi të arsyeshme që ta fillojnë këtu karrierën pastaj është proces që secili bën zgjedhjet e veta. Nuk mund të jemi edhe të hapur edhe frenues dhe bllokues”, theksoi kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME