Categories Lajme

Nota stimul për të ngjallur dëshirën për të mësuar/ Historia e mësuese Mimozës, e cila aplikon metodat moderne të mësimdhënies

“Mësuesi, notën nuk duhet ta përdorë si mjet presioni për të rritur angazhimin e nxënësit, por duhet ta përdorë si stimul për të ngjallur besimin dhe dëshirën për të mësuar, tek nxënësit”, është parimi i mësuese Mimozës, e cila prej vitesh të tëra respektohet nga mbarë komuniteti i nxënësve, prindërve dhe kolegëve në Shkodrën e traditës dhe kulturës.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi publikoi sot historinë e mësuese Mimozës nga Shkodra, për të cilën tha se përfaqëson traditën më të mirë të mësuesisë të gërshetuar me aplikimin e metodave moderne të mësimdhënies, në përgjigje të politikave frymëzuese të MASR.

Mësuese Mimoza për rreth 37 vite ka punuar si mësuese biologjie në disa shkolla të Shkodrës, në zonën e Shalës së Dukagjinit, Bajzë të Malësisë së Madhe dhe Oblikë.

“Ajo gëzon shkallën e parë të kualifikimit, ka përgatitje shumë të mirë shkencore, përdor metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe ka një komunikim shumë të dashur, stimulues e gjithëpërfshirës me nxënësit. Me pak fjalë, me punën dhe arritjet e saj, mësuese Mimoza përfaqëson traditën më të mirë të mësuesisë të gërshetuar me aplikimin e metodave moderne të mësimdhënies, në përgjigje të politikave frymëzuese të MASR”, tha Kushi.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME