Categories Lajme

Notat dhe mungesat on line! Nuk ka më regjistra në klasë

Regjistri on line, i njohur si një platformë për informacionin parauniversitar, ku do të kishin akses mësuesit edhe prindërit në kohë reale nisi në 2021 si një projekt pilot, por pa pasur si qëllim zëvendësimin e regjistrave të letrës.

Por me ndryshimin e kreut të ministrisë së arsimit, edhe urdhërat kanë ndryshuar.

Mësuesit kanë marr lajmin se nuk do të mbërrijmë regjistrat fizikë, por nga ky vit shkollor duke filluar nga hedhja e notave, mungesat e i gjithë dokumentacioni shkollor do të kryhet vetëm on line.

Mësuesit i kanë mbajtur në ditar notat, e pastaj i plotësojnë te SMIP.Al në celular.

“Në një kohë kur gjithnjë e më shumë jemi drejt digjitalizimit, kjo do jetë ndihmesë e madhe por ka të dyja anët e medaljes. Për shembull në fshatra nuk mendoj se do ishte e udhës”, shprehet një prind.

Për mësuesit, ky vendim ishte i papritur që SMIP-i të kthehej si i vetmi mjet vlerësimi në shkollë, kur jo të gjithë prej tyre janë të aftësuar me teknologjinë sidomos arsimtarët në prag pensioni. Mësuesit shprehin jashtë kamerave se problematikë është  edhe ngecja e sistemit për shkak të ngarkesës nga përdorimi në masë. Shqetësim për ta mbetet edhe mungesa e pajisjeve elektronike në institucionet arsimore për çdo mësues, apo mungesa e internetit e madje edhe valëve në zona rurale.

Nga ana tjetër, përmes regjistrit on line synohet të afrohet më shumë prindi me shkollën, duke marr vesh në kohë reale notat apo mungesat e fëmijëve të tyre si dhe kualifikimet e arsimtarëve apo temat mësimore të zhvilluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME