Categories Lajme

‘Nuk bëjmë dot parashikime’, flet mjeku Pëllumb Pipero, si është situata në Shqipëri

Mjeku infeksionit, Prof. Pëllumb Pipero tha sot për DW se për pandeminë COVID-19 nuk mund të bëhen parashikime.

“Kemi të bëjmë me një virus të ri, nuk kemi ende të dhëna të mjaftueshme për të. Por mund të them se deri tani epidemia në Shqipëri ka ecur me një tendencë të qëndrueshme, ulje rastesh të reja si në aspektin epidemiologjik, pra më pak raste të konfirmuara pozitive, ashtu edhe në atë klinik, më pak raste të shtruara në  spital. Shtimi i v.iktimave tregon se jemi ende nën efektin e pandemisë. Sëmundja që shkakton COVID-19 është e rëndë sidomos në pacientë të moshuar, me sëmundje kronike bashkë shoqëruese. Ndërkohë, duhet të vë në dukje, se në këtë fazë të dytë të epidemisë nuk kemi asnjë mjek apo infermier të infektuar”, thekson Pipero.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 7 raste të reja të infektuarish duke e rritur numrin e tyre në nivel kombëtar në 789 nga të cilët 519 janë shëruar. Numri i pacientëve aktivë është 239, i të shtruarve 31, nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME