Categories Lajme

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, policia i sekuestron paratë shoferit

Një 27-vjeçar është proceduar nga policia, pasi nuk deklaroi në pikën kufitare të Kakavijës një shumë prej 13 mijë eurosh. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. A.

Mësohet se në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit me inicialet F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I riu nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME