Categories Politike

Nuk dekretoi kryeprokurorin e ri në Kosovë, kërcënohet presidentja Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se ka vendosur që të mos dekretojë Blerim Isufajn, për kryeprokuror të shtetit me argumentin se procesi ka pasur shumë shkelje ligjore.

“Përgjegjësia ime për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, më obligon që ndaj një procesi të tillë që cenon rëndë parimet dhe vlerat fundamentale të kushtetutës sonë, sikurse edhe prodhon padrejtësi konkrete dhe diskriminim, të mos rrijë duarkryq. Prandaj, siç e përmenda edhe në fillim sot e kam njoftuar KPK-në lidhur me këtë vlerësim të procedurës, i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon që të mos bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror, sipas propozimit të KPK-së, të datës 8 prill 2022.

Ajo është shprehur se ka marrë kërcënime për dekretimin e tij.
“Në një vend demokratik ata që mendojnë se mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit, do të duhej të ishin jashtë sistemit. Ato janë presione të paligjshme, që duke menduar se duke kërcënuar kreun e shtetit të marrin nënshkrime. E nuk do të marrin, unë jam e pavarur nga çdo ndikim tjetër. Ka pasur presione të tjera, njerëz që dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se 2 dekada që jam në politikë presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë”, shtoi Osmani.

Në fund, ajo zgjodhi që të mos jepte emra, pasi sipas saj, e rëndësishme tashmë është zgjedhja e kryeprokurorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME