Categories Lajme

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohen katër punonjës të IKMT-së

Katër punonjës të IKMT-së në Sarandë janë arrestuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtimin e objekteve pa leje në zonën e Ksamilit.

Sipas policisë, arrestimi i kryeinspektorit dhe tre inspektorëve, ka ardhur pas 4 muajsh hetime në kuadër të operacionit policor “Mjegulla”.

Gjithashtu është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 2 punonjës të IKMT Vlorë, përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet pas 3 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Mjegulla”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 punonjës të IVMT Sarandë, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 2 punonjës të IKMT Vlorë, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime, në Sarandë dhe në Ksamil.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarive së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mjegulla”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, më datë 16.10.2023, për 6 shtetas, punonjës të IVMT Sarandë dhe të IKMT Vlorë.

Konkretisht, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

– A. M., 55 vjeç, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Sarandë;

– E. Z., 48 vjeç, B. K., 37 vjeç, V. Xh., 62 vjeç, me detyrë inspektorë të këtij Inspektorati.

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. Ç., 43 vjeç dhe D. B., 33 vjeç, me detyrë inspektorë të IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Gjithashtu, bazuar në vendimin e datës 16.10.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME