Categories Lajme

“Nuk dime çfarë hamë”, qytetarët të pasigurtë për ushqimet

Në Kukës qytetarët janë të shqetësuar për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë. Ata thonë për ABC News se prodhimet janë me kimikate dhe preferojnë më shumë ato të zonës. Edhe tregtarët shprehen se kur marrin furnizimin nga Lushnja apo Tirana nuk pajisen me asnjë certifikatë sigurie apo fletë analize të prodhimeve. Konsumatorët janë më të shpeshtë në tregun e fruta perimeve të Kukësit, por skeptike për atë çfarë blejnë. Preferojnë të marrin pak gjëra, mundësisht të jenë prodhime të zonës.

Qytetarët ndihen të shqetësuar për ushqimet që u duhet të konsumojnë. U duken pa shije dhe nga viti në vit produktet humbin cilësi. Tregtarët përpiqen që pjesën më të madhe të prodhimeve ta marrin në Kukës.

Pjesën tjetër të furnizimit thonë se e sigurojnë nga duar të sigurta por edhe pse të tillë nuk marrin asnjë certifikatë sigurie për mallrat apo fletë analize që shoqërojnë prodhimet. Në këto kushte konsumatorët janë të orientuar të blejnë me shumë prodhime të Kukësit se sa ato që vijnë nga Lushnja apo Tirana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME