Categories Lajme

Nuk dini çfarë të gatuani për drekë/ Ja tava më e shpejtë dhe më e shijshme që duhet ta bëni me patjetër

Patatet mund t’i keni shoqëruar me pulë, oriz, perime apo mish në furrë, por me qofte mbase nuk i keni hasur. Mjaftojnë vetëm disa hapa të lehtë dhe do të mbushni shtëpinë tuaj me aromë perfekte. Patatet duke qenë se janë një perime i plotë, arrin t’ju mbajë më gjatë të ngopur. Dhe kur temperaturat ulen uria duket sikur na merr në çdo moment. Përbërësit për 4-5 persona

300-400 gr mish i grirë 700g patate 2 speca 1 domate 2 kokrra qepë 2 feta bukë 1 kokërr vezë 4-5 lugë gjelle miell 3-4 thelpinj hudhra Kripë, piper i zi, nenexhik 3 lugë gjelle vaj ulliri 1 gotë ujë i nxehtë Përgatitja Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përziejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr are. Lërini në një pjatë të sheshtë, ndërkohë që përgatisni perimet. Patatet qërojini dhe pritini ne 6-8 pjesë, në mënyrë që të mos humbasin formën e tyre. Futini në një tas me ujë të freskët në mënyrë që të largohet përqindja e tepërt e niseshtesë që kanë. Ndërkohë specat pritini në shirita të vegjël. Merrni një tavë dhe lyejeni me vaj ulliri. Kaloni aty patatet dhe specat duke i hedhur kripë dhe piper. Më pas mes tyre vendosni qoftet që përgatitët dhe në fund grini sipër domaten. Spërkateni përsëri me pak vaj dhe hidhni gotën e ujit. Piqeni tavën në temperaturë 200 gradë derisa të shikoni që qoftet dhe patatet të jenë gati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME