Categories Showbiz

“Nuk do dal të pi kafe te lagjia me ju, do dal në ekran”, Roza Lati pranon operacionet dhe kapet me ndjekësit

Një pjesë e mirë e personazheve të njohur kanë pranuar sfidën më të fundit të ‘Instagram-it’ dhe kanë publikuar një fotografi të 10 viteve më parë, duke e krahasuar me ditët e sotme. Disa prej tyre kanë rënë pre edhe e kritikave të ndjekësve dhe një ndër to është edhe Roza Lati.

Në fotografinë që Roza ka publikuar dikush nga ndjekësit e saj i ka komentuar se më parë ishte më e mirë, duke qenë se ishte “BIO”.

Roza nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe kritikat e tjera që i janë bërë, sepse i janë dukur pa vend. “I kam bërë buzët që 20 vjeçe. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin ! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës!”, – ka shkruar Roza.

Më pas ajo ka shpjeguar se nuk i mirëpret të tilla komente, sepse nuk dinë të bëjnë kritikat e duhura dhe reagimi i saj është gjithëpërfshirës, sepse nuk ka asgjë personale me askënd.

Në të vërtetë Roza Lati është ndër personazhet e paktë që ka pranuar të gjitha ndërhyrjet që ka bërë, për t’u treguar sa më e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me të gjithë njerëzit që e ndjekin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME