Categories Politike

E pyesin për vendimet e Metës, Ruçi hap Kushtetutën dhe lexon nenet

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët, ku është shprehur për disa nga çështjet më të nxehta të aktualutetit politik. Në një moment Ruçi ka shfletur Kushtetutën për ti dhënë përgjigje pyetjes për refuzimin e Presidentit për dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Neni 76 i kushtetutës ku flitet për kryetarin e Kuvendit, mes të tjerave thuhet: Kryetari siguron respektimin e të drejtave të kuvendit dhe anëtarëve të tij.

Neni 1 i kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalimin: Shqipëria është republikë parlamentare

Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që duke filluar nga Presidenti i Republikës, emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti, kryeministri emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti.

Po merrem me nenin 93 të kushtetutës, i cili thotë: Presidenti në zbatim të kompetencave të tij shprehet me dekrete.

Unë nuk vë në diskutim, ka të drejtë të thotë Presidenti “Po” ose “Jo”. Po ato që thotë kushtetuta presidenti duhet të shprehet me dekrete. Kjo do të thotë që edhe kur jep pëlqim edhe kur nuk e jep pëlqim duhet të nxjerre dekret”, u shpreh Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME