Categories Lajme

“Nuk do ketë më rritje të rasteve”, epidemiologu Ulqinaku: Muzika ndalohet nga frika, çdo ndalim është një dështim

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, i cili njëherësh është dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur sot se në vijim nuk pritet që të ketë më rritje të rasteve me COVID-19. Në një intervistë në ABC News, Ulqinaku tha se tani ka pak kufizime dhe është kaluar piku i epidemisë. Më tej ai komentoi dhe vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, duke thënë se mbyllja bëhet nga frika dhe shton se çdo ndalim është një dështim. “Tani jemi të gjithë të hapur, në punë me përjashtim të disa bizneseve të vogla. Rastet nuk kanë pse shtohen më tej. Shpresoj të mos kemi një rritje të vazhdueshme por të kemi një trend apo një ulje që jeta të vazhdojë pa kufizime. Unë shoh që jeta  është në normalitetin e vet.

Muzika ndalohet nga frika. Unë e kam thënë që çdo ndalim është një dështim. Është fakt që presioni i ISHSH prej pamundësisë për t’i kontrolluar mund të ketë sjellë këtë. Unë bëra pushime në jug dhe djali im tre ditë i kaloi në pubet e natës”, tha Ulqinaku. Lidhur me rekomandimin e OBSH për vaksinim të popullatës për gripin, ai tha se ISHP këtu nuk ka nisur akoma këtë proces për shkak se nuk është bërë shpërndarja e vaksinës nga kompanitë e mëdha farmaceutike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME