Categories Lajme

“Nuk do ta lejojmë….”, zbulohet plani i Turqisë për ishujt grekë që ka përballë

Turqia nuk do t’i tërheqë anijet e saj nga Egjeu Lindor duke shtyrë me një vendim të papritur kohëzgjatjen e tyre për të kryer kërkime në zonën e kontestuar me Greqinë. Së fundmi, mediat turke konfirmojnë se marina ka publikuar një NAVTEX të ri, sipas të cilit njoftohen të gjitha anijet që lundrojnë në Egjeun Lindor që të kenë kujdes pasi në datat 1 dhe 2 shtator aty do të kryhen stërvitje ushtarake me zjarr të vërtetë, shkruan abcnews.al.

Siç raporton “Yeni Safak“, Turqia pritet që të implementojë të njejtën sjellje si Kastelorizo ndaj ishujve të tjerë kufitarë grekë përballë tokës turke duke mos njohur shelfin e tyre kontinental. Në këtë mënyrë, Turqia synon që të ketë dalje më të gjërë në detin Egje.

“Ne nuk mund të lejojmë që deti Egje të bëhet një det grek. Kjo është një çështje mbijetese për Turqinë dhe ne do të sillemi në këtë mënyrë“, citohet nga “Yeni Safak” profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Selami Kuran. Ndërkohë, “Protothema” shkruan sot se nesër do të ketë një telefonatë mes kancelares Merkel dhe presidentit Trump në lidhje me rrezikun e një lufte reale mes Greqisë dhe Turqis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME