Categories Bota, Lajme

Nuk do të përballet me drejtësinë amerikane, Gjykata britanike ndalon ekstradimin e Assange

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange nuk mund të ekstradohet legalisht në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza spiunazhi mbi botimin e dokumenteve sekrete ushtarake Amerikane, vendosi të hënën një gjykatë britanike. Gjykatësja e rrethit Vanessa Baraitser dha vendimin e saj në gjykatën Old Bailey të Londrës, ndërkohë që në ambientet e gjykatës kishte një grup mbështetësit të Assange. Avokatët që veprojnë në emër të qeverisë amerikane kanë thënë tashmë se do të apelojnë vendimin e dhënë nga shkalla e parë.

Nëse Assange, tashmë 49 vjeç, do të ekstradohej në SHBA, ai do të përballej me një dënim që në maksimumin e tij do të shkonte në 175 vite burg, pasi ndaj tij rëndojnë 17 akuza për spiunazh, dhe një tjetër akuzë për keqpërdorim të kompjuterit. Ekipi mbrojtës i Assange tha në seancë se ekstradimi i tij në rast se ndodhte do të ishte për arsye politike, ndërsa shtuan se klienti i tyre vuan nga depresioni klinik dhe probleme të tjera që lidhen me shëndetin mendor. Assange është arrestuar për herë të parë në vitin 2010, ndërsa për shumë vite qendroi si azilant politik në ambasadësn e Ekuadorit në Londër, nga ku më pas u arrestuar sërish në vitin 2019.

Mbështetësit e Assange, që edhe sot janë mbledhur në hyrje të Gjykatës, thonë se dokumentet e zbuluara prej tij nxrorën në pah keqbërjen ushtarake amerikane dhe argumentojnë se ai po vepronte si gazetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME