Categories Lajme

COVID-19/ Mjeku Alimehmeti: Qytetarët janë ndërgjegjësuar, shifrat e infektimeve në rënie

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha sot se “se vaksinimi për antiCovid do të nis nga grupet më të riskuara që janë bluzat e bardha dhe më pas me moshën e tretë”.

Në një intervistë televizive Alimehmeti theksoi se “vaksinimi fillon me kategorinë më në riskuar që është personeli mjekësor dhe më pas moshat e vjetra. Kush e ka kaluar nuk është aq prioritar, prandaj mund t’ia lërë radhën një kolegu”. Sipas tij, duhet gjykuar me prioritet se kush ta marrë, pasi vaksina hyn në çdo shtet në një përqindje shumë të vogël.

Sa i përket uljes së shifrave të infektimit me COVID-19, Alimehmeti theksoi se “ka shumë faktorë që kanë ndikuar në uljen e shifrave. Kemi një përqindje të lartë njerëzish që e ka kaluar, me shifra zyrtare ne kemi 1 në 50 veta, që e ka kaluar. Ka një ndërgjegjësim, kemi evitim të grumbullimeve dhe kontakteve të tepërta, edhe kjo do të ndihmojë shumë”. “Të gjitha këto çojnë në ulje të shifrave. Në indikatorë të ndryshëm kemi rënie, ku më i rëndësishmi është përqindja e testeve që dalin pozitive, ku dita e fundit ishte tek 20%, ndërkohë që dhjetori ishte 38.2%”, – tha Alimehmeti duke shtuar se është rënie e përgjysmuar.

Më tej mjeku Alimehmeti duke folur për masat e marra në fundvitin e 2020 theksoi se “shumica e familjeve ka festuar brenda shtëpive pa krijuar atë rrëmujën e zakonshme të festave. Le t’i lemë dhe 10 ditë kohë që të shohim a kanë pasur efekt masat e fundvitit, kurse sa i përket shkollave është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme që shkollat nuk janë faktor transmetimi i rëndësishëm, problemi i madh nuk është nga fëmijët, por nga të rriturit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME