Categories Lajme

Vlorë/ Vijon rindërtimi i kampusit universitar, zona sportive e hapësira publike të rehabilituara

Rindërtimi i kampusit universitar në Vlorë po vijon me hapësirën publike e zonën sportive, si edhe me infrastrukturën e lagjes pranë, duke e lidhur kampusin me bulevardin “Ismail Qemali”. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli pa sot nga afër punimet që po kryhen në kantierin për rindërtimin e kampusit universitar.

Kryebashkiaku Leli informoi se “sot jemi afër përfundimit të një projekti shumë të rëndësishëm me një sipërfaqe prej rreth 6 ha, ku investohen rreth 1.5 milionë euro”. “Sipërfaqet e asfaltuara në rrugët midis godinave midis të gjithë hapësirave të pallateve në këtë zonë afër bulevardit ‘Ismail Qemali’ janë rreth 6500 m2. Kemi rreth 3500 m2 trotuare të shtruar me pllaka, ndërsa një pjesë tjetër në zonën rreth bulevardit dhe teatrit ‘Petro Marko’ do të shtrohet me gurë dekorativ, ashtu siç është shtruar në bulevardin ‘Ismail Qemali”, tha Leli.

Kjo, tha ai, “në përgjigje të atyre që thonë se ne interesohemi vetëm për akset kryesore, për bulevardin dhe Lungomaren”. “Jo. Ky është shembulli që ne interesohemi për çdo hapësirë publike dhe ky është një nga investimet më të rëndësishme në zemër të qytetit, pikërisht aty ku është vendosur teatri ‘Petro Marko’ dhe ku janë pjesa e vlonjatëve të vjetër”, tha Leli.

Ai theksoi se “kjo është një nga zonat më të rëndësishme të qytetit me një koncept tërësisht të ri tani”.

“Janë dy hapësira të dedikuara për fushat e sportit dhe do të ketë rehabilitim të hapësirës tjetër, që është palestra në qendër të qytetit, e cila do të restaurohet duke e përfshirë në këtë pjesë të projektit studentor. Qëllimi i projektit ka qenë që hyrja në universitet të jetë nga bulevardi ‘Ismail Qemali”, tha Leli. Po ashtu, ai theksoi se “bashkë me rektorin e Universitetin kemi hartuar një projekt për të pasur një godinë të re, këtu ku ka qenë godina e vjetër e konviktit të djemve”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME