Categories Sport

“Nuk e di nëse do të tentojmë ta kthejmë Neymarin vitin e ardhshëm”

Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, ka bërë të ditur se klubi katalunas mund të mos tentojë ta kthejë brazilianin në “Camp Nou” në verën e vitit 2020. Ai gjithashtu ka treguar se gjatë verës që lamë pas, Barça ka bërë oferta të ndryshme për ta kthyer 27-vjeçarin në shtëpi, por PSG-ja ka refuzuar gjithmonë ofertat e katalunasve.

“Neymar ka qenë kërkesë në aspektin sportiv dhe klubi ka bërë gjithçka për ta kthyer, megjithëse në një mënyrë të qëndrueshme financiare”, tha Oscar Grau, duke konfirmuar se asnjëherë nuk kanë ofruar 300 milionë euro që PSG kërkoi.

Por, Barça ka ofruar lojtarë dhe shuma të ndryshme parash, që kapin 100 milionë euro. “I kemi bërë shumë oferta PSG-së. Ata gjithmonë i kanë refuzuar. Nuk e di nëse do të jetë objektivi jonë sërish gjatë verës së ardhshme. Planet për sezonin e ardhshëm do të bëhen në të ardhmen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME