Categories Lajme

“Nuk e di si jam”, flet naftëtari: Do rikthehem në grevë pavarësisht shëndetit

Aleksandër Mejdani është naftëtari nga Ballshi që u dërgua me urgjencë në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore teksa qëndronte në grevë urie me të tjerë punëtorë. Ai ka folur para mediave duke thënë: “Nuk e di si jam. Ndjej këputje e më dha goditje zemra. Do rikthehem mes shokëve edhe nëse shëndeti s’më lë, do jem nga mëngjesi në darkë aty”.

Mësohet se Mejdani vuan edhe nga tensioni, diabeti dhe kushtet ku janë vendosur stimulojnë shfaqjen e shqetësimeve të naftëtarëve grevistë. Sipas raportimeve për Fax News 10 naftëtarë së bashku me bashkëshortet e tyre kanë vendosur të mos ndalen derisa të zbatohet vendimi gjyqësor që detyron kompaninë të shlyejë detyrimet e prapambetura karshi tyre.

Naftëtarët e Ballshit prej shumë muajsh vijojnë protestat e tyre pasi kanë pa marrë pagat e tyre si dhe kërkojnë rifillimin e punës në këtë rafineri me kontrata të vlefshme. Greva e kaluar zgjati 12 ditë po në këto ambiente të qendrës shëndetësore pranë uzinës Ballsh ku naftëtarët morën pagat e prapambetura, por mbetën sërish të papunë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME