Categories Lajme

“Nuk e mbaj maskën”, shqiptari bën për spital 3 policë

Një shqiptar është arrestuar në Firence për shkak të kundërshtimit për të mbajtur maskë në rrugë dhe kundërshtimit me dhunë karshi patrullës së policisë, duke dërguar tre në spital. Edhe pse në Itali është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në mjediset e jashtme, me dekret të firmosur nga kryeministri Conte, shqiptari dhe një grua që e shoqëronte shëtisnin në rrugët e Firenzes pa mbajtur maska.

Tre policë të Policisë Bashkiake iu afruan dhe i kërkuan që të vinte maskën, në të kundërt do të penalizohej, por shqiptari kundërshtoi me forcë, duke theksuar se kishte të drejtë të lëvizte me gojën e hundën zbuluar. Pas polemikave, patrulla kërkoi përforcime, por shqiptari kaloi nga fjalët te veprat, duke i sulmuar dhunshëm. Goditje, shqelma dhe një breshëri grushtesh pa fund, duke bërë që tre policë të shkonin më pas në spital. Njërit prej tyre i kafshoi gishtin dhe për pak sa nuk ia këputi fare. Vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit u mundësua arrestimi, plot mundim, i shqiptarit, i cili nesër do të dalë para gjyqtarit për vlerësimin e masës së arrestit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME