Categories Showbiz

“Nuk e prisja fare”/ Jonida Vokshi tregon momentin kur i tha “Po” Besnikut

Jonida Vokshi dhe aktori Besnik krapi janë një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar. Ata janë prindër të një vajze të cilën e quajnë Emi. E ftuar në emisionin “Prive”, Jonida ka ndarë një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Ajo ka treguar skenën e propozimit për martesë që ka marrë nga bashkëshorti. Skena është shumë romantike dhe Vokshi e ka treguar me detaje.

“Isha në Prishtinë dhe atëherë ndenja pak më gjatë, edhe më thotë Besniku unë kam një takim do dal pak dhe me thotë po deshe dil dhe të. Mirëpo shkojmë të dy në të njëjtën qendër tregtare, ky kishte porositur unazën dhe thjesht donte ta merrte dhe kishte frikë mos unë kaloja para tij.

E merr dhe e mbante në xhep, por nuk kishte menduar asgjë nga këto skenat romantike me trëndafila apo gjëra të tilla. Në drekë ne po diskutonim për një film që do bënte një miku ynë dhe Besniku më thotë: ‘Personazhet kryesore në film do jenë një burrë dhe një grua.

E bëjmë ne një kinoprovë bashkë dhe ja nisim atij që ta ketë sa për provë, që të fitojmë rolin’. Dhe merr celularin e vendos tek salloni. Mua më thotë dëgjo ti do lexosh një letër, që ajo dukej qartë që ishte për mua, por unë nuk e kuptoja, sepse isha e përfshirë tek roli profesionalisht.

Dhe unë kthehem me kurriz lexoj letrën që thoshte do të dua gjithë jetën e të tilla gjëra dhe pasi kthehem shoh Bensikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë. Nuk e prisja fare, u emocionva dhe vetëm i thashë po”, rrëfeu Jonida./ CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME