Categories Showbiz

Nuk e prisnim, shikon Ilirin e përlotet. Gilberta tregon të vërtetën: Mos më shaj!

Pas ndarjes së bujshme të çiftit Gilberta dhe Ilir, shumë pikëpyetje ngelën pa marrë përgjigje për publikun. Sot në ‘Abc e Pasdites’ vetë Gilberta ndau të vërteta e saj në lidhje me historinë e përfunduar të dashurisë. Teksa shihte momente nga intervista e fundit me Ilirin në ‘Abc e Pasdites’, ajo u përlot duke pranuar se kishte mall për atë lidhje.

“Mu mbushën edhe pak sytë me lot kur e pashë, sepse të merr malli për gjërat e bukura. Të mungojnë gjërat e bukura. Ishte histori e bukur.” – tha Gilberta e emocionuar. Mirëpo, pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një rikthim Gilberta ju përgjigj: “Jo, nuk ka dritë jeshile.”

Ndarja e tyre ishte e papritur, jo vetëm për ndjekësit e tyre por edhe për vetë Gilbertën, e cila shpreh se në këtë ribashkim nuk e kishte menduar kurrë fundin. Përkundrazi ajo tha në emision se vetë Iliri e kishte siguruar mbi këtë gjë, duke i thënë ‘vetëm po të më këpusësh kokën do të ndahem nga ti’.

Gilberta nuk u kursye edhe në komunikimet e fundit të saj me Ilirin. Një shkëputje e menjëhershme, e befasishme dhe pas shumë sqarime sipas saj.
“Filloi një lloj distance dhe unë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që ai kishte. Pas emisionit tënd, në jemi ndarë një javë më vonë.

Unë i nisa një mesazh dhe i thashë duhet të jesh më tepër prezent. Mund të rrinim tërë ditën pa folur, vetëm një mesazh në darkë ‘Natën e mirë’. Më vjen keq, por kaq nuk mjafton. Pas mesazhit tim, ai nuk u përgjigj edhe ne nuk folëm më. Nuk kërkoi asnjëherë të fliste me mua pork a folur me publikun në Instagramin e tij.” – rrëfeu Gilberta.

Ndonëse një ndarje në heshtje, komentet ndaj njëri tjetrit kaq qenë të vazhdueshme në rrjete sociale. Moderatori i emisionit, Ermal Peçi, i rikujtoi Gilbertës disa nga komentet e bëra prej Ilirit drejtuar asaj në postim në Instagram, duke e pyetur se çfarë shije i kanë lënë këto mesazhe indirekte:

“Më la shije të keqe sepse bëhet fjalë për ofeza, ndërkohë që unë nuk e kam ofenduar asnjëherë. Unë nuk i shkruajta më, nuk këmbëngula më dhe kaq . Dua vetëm t’i them diçka Ilirit nga ekrani. Të lutem mos më ofendo më te njerëzit. Nëse ke diçka mund të ma thuash mund drejtpërdrejt.”.” – u shpreh kjo e fundit. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME