Categories Lajme

“Nuk e vrava unë Xhuljano Bullarin, e kisha shok”/ Nëna e të ndjerit harron që ka kamera në emision, ja çfarë ndodh…

Ditën e sotme në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 u rrëfye në lidhje telefonike nga ambientet e qelisë, Bledar Selmanaj, i dyshuari për vr asjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari më 21 gusht të vitit të kaluar

Gjatë intervistës 39-vjeçari Selmanaj u shpreh se e kishte shok Xhuljanon dhe se nuk e kishte vrarë. ai rrëfeu se Xhuljano i kërkoi ta shoqëronte në Vlorë dhe se aty e priste një shok i tij.

Nga ana tjetër ai rrëfeu se në emër të tij dikush tjetër është prononcuar nga burgu dhe se është paguar një shumë e madhe për eliminimin e tij. Bledar Selmanaj nuk ngurroi t’i shprehte publikisht edhe ngushëllimet familjes së Xhuljanos, duke iu premtuar se nëse drejtësia nuk do të veprojë, do të bënte vetëgjyqësi.

“Këto mure këtu në këto burgje, s’më mbajnë. Qëndroj se dua të dalë e vërteta. Po qe për të arratisur, e bëjnë dhe natën. Presë dhe hekurat dhe dal dhe natën. Një mur 7 metra e kaloj pa prekur me duar. Ia kam dalë në burgjet e Greqisë. Është hera e parë që tentova në spitalin e Burgut. U kapa në ambientet e jashtme.

I kalova të dy telat me gjemba. ndodhi në 21 dhjetor 2021. Jam kapur nga forcat e rendit jam kapur pas spitalit, pas Mjekësisë Ligjore. Kërkoj nga drejtësia të bëjë hetimet dhe të vazhdojë të vërë drejtësinë në vend. Mos t’ua lërë qytetarëve dhe unë mos të bëjë vetëgjyqësi. E kam shumë kollaj që të arratisem që këtej dhe të bëjë vetëgjyqësi.”, pohoi Bledar Selmanaj.

Pas publikimit të emisionit në rrjetin zyrtar të tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënës së viktimës, e cila është shprehur drejtpërdrejtë me akuzën. Ajo ka kërkuar që Selmanaj të marrë të njëjtin dënim si i biri, teksa i ka kujtuar se janë kamerat e rrugës që tregojnë gjithçka ka ndodhur kur iu vra i biri.

“Të mos mbahen me bukë këto skizofrenë. Vriteni plehrën, se më vrau tim bir pa asnjë shkak të vogël. A ka shtet këtu apo jo. Më zien gjaku kur e dëgjoj atë plehrë që trillon për interesat e veta. Jam e gatshme ta mbys me duart e mia. Po ai nuk i ka bërë mirë llogaritë, se çfarë ka folur herën e parë dhe se ç’po flet tani. Harron që kamerat e rrugës e çojnë deri te vendi që vrau tim bir. Po nëse ka shtet dhe njerëz që e dinë ç’është dhimbja dhe se sa nëna do të bëjë të vuajnë si unë mbi gja kun e tim biri se ai është injorant duhet të marrë të njëjtin dënim që i dha tim biri”, shkruan nëna e vi ktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME