Categories Lajme

“Nuk është aspak ashtu si e kujtojmë ne”, çfarë thotë doktori për Michael Schumacher

Kanë kaluar gjashtë vite nga aksidenti i rëndë kur Michael Schumacher përplasi kokën duke bërë ski në Alpet franceze.

Neurokirurgu Nicola Acciari ka folur rreth shëndetit të kampionit të Formula 1, dhe shprehet se gjendja e tij nuk është ashtu sikurse e kujtojnë të gjithë në kohën kur Schumacher drejtonte plot krenari “Ferrarin” dhe përfundonte garën triumfator.

Në një intervistë për gazetën italiane ‘Contro Copertina’, ai shpjegon se goditja që pësoi në kokë, ka dëmtuar të gjithë strukturën e trupit të Michael Schumacher.

“Ne duhet të imagjinojmë një person shumë të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshme dhe të përkeqësuar. Të gjitha këto kanë ndodhur si rezultat i traumës që pësoi truri”, ka thënë neurokirurgu Nicola Acciari.

51-vjeçari nuk është në gjendje kome, por as nuk mundet që të ecë plotësisht.

Informacionet rreth shëndetit të tij janë të pakta, për shkak se familja dëshiron të ruajë privatësinë. Që pas aksidentit, ai nuk është parë kurrë në publik, e për pasojë ka pasur edhe spekulime rreth shëndetit të tij.

Michael Schumacher po qëndron me familjen në shtëpinë e tyre pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër. Për të kujdesen një ekip i specializuar mjekësh, 24 orë në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME