Categories Lajme

“The Economist”: Bisedimet për Shqipërisë në BE, sfilitëse dhe të keqadministruara

Në një artikull të shkruar nga e prestigjiozja “The Economist” thuhet se bisedimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut kanë qenë të keqadministruara.

Në shkrimin e “The Economist” përshkruhet ngjarja e vitit 1960 kur Charles de Gaulle bëri Harold Macmillan të qante, kur presidenti francez pengoi përpjekjet e Britanisë për t’u bashkuar me atë që ishte atëherë “Tregu i Përbashkët”.

Gjatë shkrimit theksohet se gjeopolitika për Europën nis në shtëpi për arsye se zgjerimi është gjithnjë një temë delikate.

Më pas shkrimi flet për aderimin “big bang” të vitit 2004, kur 10 vende kryesisht nga Europa Qendrore dhe Lindore u bashkuan, ndërkohë që ishte menduar të ishte një bashkim i Europës, por përkundrazi ajo çoi në thyerje të reja midis lindjes dhe perëndimit.

Diplomatët u bënë shumë më pak diplomatikë në lidhje me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan në vitin 2007, duke thënë se “entuziazmi i tyre për luftën kundër korrupsionit u zbeh me ritme shumë të ngadalta” pas hyrjes në BE.

Lidhur me aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut artikullin e “The Economist” dëshmohet edhe njëherë se procesi mund të jetë polemik dhe sfilitës.

Megjithatë pas ngërçit të ardhur nga kundërshtia e Presidentit francez Emmanuel Macron, tashmë përpjekjet për të zhdukur dëmin e kryer prej tij kanë filluar me seriozitet, shkruan “The Economist”.

Nën administrimin e ri komisioni duket i vendosur të ndjekë një strategji “gjeopolitike”, i cili do të zbulojë deri në fund të muajit reformat për procesin e pranimit, të dizajnuara për të qetësuar presidentin francez dhe aleatët e tij.

Gjatë samitit që pritet të organizohet në pranverë të këtij viti do të pastrohet rrëmuja e bërë deri më sot si dhe pritet që palët të bien dakord për rregullat e reja të pranimit.

Gjithashtu në muajin Maj në Zagreb pritet të arrihet diçka më konkrete kur 27 anëtarët e bllokut do të takohen me fqinjët e tyre nga Ballkani Perëndimor për një konferencë tjetër, shpjegon “The Economist”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME