Categories Lajme

“Nuk është e thjeshtë të jesh personi i fundit që shikon pacientët”, Brataj ka një lutje për qytetarët

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se në situatën ku ndodhemi duhet ndërgjegjësim, parandalim dhe veprim sot pasi nesër mund të jetë shumë vonë.

Përmes një videoje të transmetuar në një nga mediet e vendit, Brataj thotë se pamjet duhen parë me vëmendje që askush tjetër që mos përfundojë në këto shtretër. Që askush tjetër të mos përfundoj në këto shtretër, që askush tjetër të mos ketë nevojë për një tubo endo-trakeale, që askush tjetër të mos jetë i vetmuar, që askush tjetër të mos humbasi jetën në këtë moment, në këtë ditë, në këtë orë duhet: ndërgjegjësim, parandalim, veprim sot, nesër është shumë vonë. Dëgjo këshillat e mjekëve dhe jo gjithollogët. Çdo këshillë apo interpretim i profesionistëve të tjerë, jo mjekësor, është i dëmshëm për jetën tuaj dhe të familjes! Është rrezik për shoqërinë dhe do të ngelet gjithmonë opinion”.

Brataj thotë se “çdo mjek, infermier i çfarëdolloj besimi fetar, race apo besimi politik është i lutur të japi vetëm këshilla mjekësore që lidhen me sëmundjen! Popull shqiptar çfardolloj besimi dhe interpretimi të keni për situatën ka pak rëndësi, sepse gjëja më e rëndësishme është shëndeti juaj që varet vetëm nga ne mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës mjekësor. Nga gjendja e jonë shëndetësore, fizike, psikologjike dhe stresi i krijuar varen jetët tuaja! Sa më shumë ne stresohemi dhe vihemi në presion aq më shumë mund të gabojmë! Këshillat, vizitat mjekësore, mjekimet telefonike,trajtimet në banesë, mjekimet në spital, si ai parenteral, injektiv apo ventilimi, nuk janë opinione si ato të gjithollogëve, ato janë shpëtim jete, janë reale, bëhen vetëm nga ne personeli mjekësor”.

“Nuk është e thjeshtë që çdo ditë të shikosh të sëmurë, të jesh personi i fundit që shikon pacientët para se të intubohen ose të mos kthehen më! Nuk është e thjeshtë të transmetosh lajme tragjike familjarëve, nuk është e thjeshtë të mos mendosh familjarët e tu të cilët mund të gjenden në të njëjtat kushte, ashtu si dje operatori i televizionit gjeti një të njohurin e tij!Nuk është e mundur të mos derdhësh lot çdo ditë! Prandaj të lutem:Vendos maskën në ambientet e mbyllura, ruaj distancën fizike, zbato rregullat e higjenës, mos lejo askënd të shkeli këto rregulla, nëse ke shenja dhe simptoma kontakto mjekun e familjes, ose telefono 127, nëse ke përkeqësim të gjendjes shëndetësore telefono menjëherë 127.  Nëse të thonë që Coronavirusi nuk ekziston tregoji këtë video. Nëse të thonë që është thjesht grip tregoji tubon endo-trakeale. Mos u përqafo, mos u puth me miqtë dhe shokët, sepse është mënyrë e sigurt e transmetimit të infeksionit. Nëse do që kjo situatë të përfundoj bashkohu me ne: Ndërgjegjësim, parandalim, veprim sot, nesër është shumë vonë”, përfundon Brataj në thirrjen e tij. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME