Categories Lajme

“Nuk është fotomontazh”, Davide Pecorelli publikon selfie me thasë me monedha ari, si u fsheh disa muaj kur të gjithë e dinin të vdekur

Kjo është një selfie e Davide Pecorelli-t me thasë plot me monedha ari të thesarit të Montekristos. Në kokë mban të njëjtën kapele me të cilën shkoi për herë të parë në prokurorinë e Perugias.

“Nuk është fotomontazh”, thekson sipërmarrësi, i cili siç shkruan La Nazione, rikthehet të flasë pas disa muajsh… reflektim. Por ku ndodhet thesari? “Për momentin nuk mund të them asgjë”, shton ai.

Fotot e shkrepura në brendësi të garazhit misterioz të Porto Santo Stefano, të cilat posedohen edhe nga Prokuroria e Grosseto, që hetoi 46-vjeçarin për të gjetur monedhat e vjedhura në 2019-n në Sovana, u bënë publike nga vetë Pecorelli, i cili më 29 Mars u mor në pyetje për 4 orë në Perugia, përmes letërporosisë ndërkombëtare të prokurorisë së Pukës në Shqipëri.

Sipërmarrësi u mor në pyetje nga hetuesit e Perugias që kanë kundërshtuar 3 veprat penale për të cilat po hetohet në vendin tonë që janë zjarrvënie dhe dhunim të varreve dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Pecorelli thotë se para hetuesve përsëriti atë që kishte ndodhur në fillim të Janarit në Shqipëri.

“Ata insistuan mbi të gjitha për të ditur identitetin e priftit që e ndihmoi për të inskenuar zjarrin në makinë, pra vetëvrasjen time. Por nuk do ta zbuloj identitetin e tij”, tha italiani.

Davide Pecorelli shpreson që në Shqipëri t’ia hedhë maksimumi më një gjobë, ndonëse Kodi Penal në vendin tonë parashikon deri në 5 vjet heqje lirie për veprat penale për të cilat akuzohet. Por sërish, teksa përcjell këto të dhëna, media italiane shkruan se Pecorelli nuk është i mësuar të paguajë as borxhet…

Sipërmarrësi u gjet më 17 Shtator të vitit që lamë pas, në bordin e një gomoneje pranë ishullit të Montekristos.

Tani, Pecorelli thotë se po shkruan një libër me të vërtetën e tij, të cilin shprehet do ta publikojë Shtatorin e ardhshëm ndërsa tregon se është tërhequr përfundimisht nga bota e sipërmarrjes dhe është punësuar në një agjenci në fushën e prodhimit.

Davide Pecorelliu bë i famshëm në të dy shtetet në Janar të 2021-t, kur u raportuar i humbur në Pukë, atje ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa kishte shumë pikëpyetje në lidhje me atë se çfarë i kishte ndodhur biznesmenit italian, më 17 Shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

Pas 9 muajve i shpallur i zhdukur, ai u gjet në një gomone pranë ishullit Montekristos. Biznesmeni Pecorelli ishte martuar me një shqiptare me të cilën kishte edhe një fëmijëve po ashtu kishte edhe disa biznese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME