Categories Lajme

“Nuk është lojë”, shqiptari me foshnjen 4 muajsh të infektuar: Karantinimi funskionon, duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri janë marrë masa drastike. Më herët u mor një tjetër vendim drastik për të mos lejuar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00. Vendim ky i njoftuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një lidhje më “ABC News” shqiptari Luan Sulejmani, i cili jeton në Itali ka folur për situatën dhe panikun e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se jeton në të njëtin pallat më pacientin e parë të prekur nga koronavirusi. Gjithashtu ai tregoi për “ABC News” se i kishte bërë testin djalit dhe ka rezultuar pozitiv.

“Jetoj në të njëjtin kat me pacientin numër 1 me koronavirus. Në familje jemi katër persona.

Besoj se mund të jemi edhe vet të infektuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virusin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.

Djalit ia kemi bërë testin dhe ka dalë pozitiv, në fillim kishte temperaturë të lartë, 39.5 grad celsius dhe nuk po ulej, në këtë rast njoftova ambulacën dhe pas një tamponi doli pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht ësthë mirë. Ka mbi 8 dit që i kemi bërë testin djalit.

Djalin e kam në shtëpi ka tre dit, temperatura është ulur”, u shpreh ai

Djali e ka më virusin apo konsiderohet i shëruar?

“Testi fëmijës do ti bëhet pas 20 ditësh, sipas mjekëve, për të parë nëse është negativ apo pozitiv”, tha Sulejmani.

Si ka ndryshuar jeta juaj?

“Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë. Jeta jonë ndryshoi komplet, është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacient”, theksoi ai.

Më tej ai theksoi se në fillim nuk u mor seriozisht për shkak se populli nuk ishte i ndërgjegjësuar, por duke parë numrin e të prekurve gjithsecili bëri detyrën e tij. “Theksoj se karantinimi funksionon nuk është lojë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët”, u shpreh shqiptari Luan Sulejmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME