Categories Lajme

Vaksina kundër koronavirusit/ Testohet vullnetarja e parë në botë, ja fjalët e para të saj

Është testuar te njeriu vaksina e parë që mund të luftojë koronavirusin.

Vullnetarja është një grua nga Shtetet e Bashkuara, nënë e dy fëmijëve. Ajo është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.

“Ndjehem shumë mirë”, ishin fjalët e para të saj pasi u injektua me vaksinën.

43-vjeçarja Jennifer Haller tha se është e lumtur që është bërë pjesë e diçkaje kaq të madhe. Injeksioni nuk i infekton vullnetarët me koronavirus, pasi nuk e përmban virusin, por në këtë fazë po testohet nëse përbërësit e saj mund të shkaktojnë efekte anësore te pacientët.

Megjithatë kjo nuk është vaksina e parë, qindra kompani në SHBA dhe botë po punojnë për zhvillimin e një vaksine që do të luftojë koronavirusin.

Vaksina do të duhet testohet edhe te dhjetra vullnetarë të tjerë për të parë rezultatet, përpara se të jetë e gatshme për t’u përdorur te pacientët me Covid-19m çka sipas rregulloreve të shteteve mund të kërkojë nga 8 muaj deri në 1 vit kohë./newsbo mb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME