Categories Lajme

“Nuk është turp për ne që bëjmë mësim”, ‘shpërthen’ pedagogu: Turp është për studentët që…

Sot studentët u rikthyen në protestën e nisur një muaj më parë, gjë e cila ka rindezur debatet dhe komentet sa i përket mënyrës së organizimit të saj pas përfundimit të pushimeve të fundvitit.

Lidhur me situatën e krijuar nga qëndrimet e studentëve për vijimin ose jo të protestës, ka reaguar edhe shefi i Departamentit të Fakultetit Juridik në Shkodër, Gasper Kokaj i cili përmes një postimi në ‘Instagram’ ka thënë se, pedagogët kanë qenë dakort që në fillim për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Ai shkruan se, nuk është turp që pedagogët të bëjnë mësim por sipas tij turp është që studentët të shkëputen nga protesta e kolegëve të tyre, sepse pedagogët zbatojnë thjeshtë kontratën me universitetin.

Ai e mbyll komentin e tij duke thënë se, sa i përket organizimit të protestës nuk e vendos universiteti por studentët.

Statusi i plotë:

Nuk është turp për pedagogët që bëjnë mësim (mësimi është pjesë e detyrimeve që ka kontrata e tyre me universitetin), Turp është për studentët që shkëputen nga protesta e kolegëve të tyre. Pedagogët kanë qenë dakort që në fillim për plotësimin e kërkesave në interes të studentëve. Menaxhimi dhe organizimi i protestës nuk bëhet as nuk varet nga pedagogët, drejtorët e departamenteve, dekanëve e as nga rektorati.

Studentët vendosin!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME