Categories Lajme

Nuk fiton bursën për gabimin e Bashkisë, studentja rrez.ikon shkollën

Enver Guçe nga fshati Veleshnje i Beratit ankohet në Fiks Fare se vajza e tij për një gabim të Bashkisë Berat rrezikon të mbetet pa universitet. Studentja nuk merr dot bursën prej 9 mijë lekësh, pasi Bashkia plot dy herë e lëshon vërtetimin që familja trajtohet me ndihmë ekonomike gabim. Një herë e lëshon vërtetimin pa numër dosje dhe herën tjetër pa numër protokolli. Këto gabime kanë penalizuar familjen, pasi afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve për bursë ka qenë data 5 nëntor 2019. Enver Guçi shprehet për Fiksin se vajza e tij ka fituar këtë vit të drejtën për të studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Mjekësisë, dega Infermieri e Përgjithshme.

Familja e Enverit është në kushte të vështira ekonomike dhe kjo e ka detyruar atë të aplikojë për bursë, por për faj të një dokumenti, numri dosje apo protokolli vajza rrezikon të mos përfitoj bursën. Enveri tregon se është vet i gjashtë në familje dhe trajtohen me një ndihmë ekonomike prej shtatë mijë lekësh në muaj. Kjo gjë e pengon që ta çojë vetë vajzën në universitet dhe ndaj kërkon me domosdoshmëri bursën e cila i takon vajzës. Ai me lot në sy u kërkon gazetarëve të Fiksit që të mund t’i paguajnë furgonin vajzës së tij nga Tirana për në fshat, pasi nuk ka as lekë për të shkuar ta marrë.

Në faqen zyrtare të tij janë publikuar lista e dokumenteve për studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ndër dokumentet është vërtetimi i ndihmës ekonomike, por që duhet të ketë numrin e dosjes. Numër të cilën në vërtetimin e nxjerrë Bashkia Berat nuk e ka vendosur fare. Afati i dorëzimit të dokumenteve ka qenë deri në 5 nëntor 2019, dokumentin e parë e ka marrë dhe mungonte numri i dosjes, ia ridhanë përsëri me një gabim tjetër ku mungonte numri i protokollit.

Gazetarët e Fiksit bashkë me studenten u interesuan edhe pranë Fakultetit të Mjekësisë.Vajza e cila rrezikon të humbasë shkollën shkon dhe pyet në fakultet nëse ka dalë përgjigja për bursën dhe ju shpjegon edhe problemin që ka patur me dokumentet, sekretarja i thotë se meqë ka patur problem e sigurt që nuk shpallet fituese për këtë fazë. Ajo i shpjegon se duhet të ribëj edhe njëherë dokumentet për fazën tjetër e cila është pas një muaji. Fazë kjo që ende nuk është hapur për të bërë aplikimin. Pra dokumentet e bëra nga Z. Enver të cilat Bashkia Berat i nxori me mangësi penalizuan vajzën e tij, duke mos e bërë fituese të bursës në fazën e parë. Nëse kjo Bashki nuk korrigjon vërtetimin e nxjerrë gabim brenda afatit të dorëzimit kur të hapet edhe faza e dytë për aplikim, studentja rrezikon të humbasë vitin shkollor. /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME