Categories Lajme

Nuk folën për 3 ditë, Aulona tregon incidentin me Fatmën: ‘Doja t’ja shkulja flokët’

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, janë një nga dyshet më të njohura dhe të pëlqyera të ekranit shqiptar prej thuajse 10 vitesh, ku merren kryesisht me lajmet rozë dhe thashethemet më të fundit në jetët e VIP-ave.

Ndonëse i kemi parë gjithnjë të qeshura në emision dhe rrjetet sociale, edhe Aulona me Fatmën kanë patur konflikte, madje në njërin prej tyre nuk kanë folur për tre ditë. Këtë histori e tregon Aulona e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku.

Ester Bylyku: A ka patur ndonjë rast ku ju mund të jeni zënë dhe nuk keni folur me njëra-tjetrën për disa kohë?

Aulona Musta: Nuk jemi kapur nga flokët edhe pse do doja t`ja shkulja ato kaçurrelat e bukura që ka (qesh). Nuk kemi folur për 3-4 ditë, ky ështe maksimumi. Kishim një debat në prapaskenë. Unë jam pak tip acarues e di, por edhe Fatma është acaruese nga ana tjetër.

Unë jam tip që dua t’i bëj gjërat shpejt, ndërsa Fatma e kundërta. Ishim një ditë gati për xhirime në një spektakël ku do të këndonim. Unë i thoja shpejt, ndërsa ajo vazhdonte të bënte foto. E mora i thash hajde, ajo tha: ‘Ik vet, se më çmende’. Vajtëm në zyrë dhe nuk folëm fare, dhe pas tre ditësh pamë njëra tjetrën dhe thjesht qeshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME