Categories Lajme

Nuk gjen ilaç për të ëmën, gazetari: Nuk më intereson tenderi por jeta e njeriut tim, do kaloja edhe malet për të…

Ditën e sotme deputeti i PD-së Bardh Spahia bëri publik mesazhet që gazetari Dritan Laçi i kishte dërguar ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirlliu për shkak se nëna e tij nuk mund të merrte ilacet në spitalin Onkologjik.

Pavarësisht shqetësimit shumë serioz të gazetarit, ministrja nuk kishte dënjuar që t’i kthente një përgjigje gazetarit.

Vetë Laçi, i cili punon prej vitesh ne media, ka zgjedhur që ta sqarojë të gjithë situatën në një reagim në rrjetet sociale, ku ka treguar të gjitha peripecitë që i është dashur që të kalojë.

Reagimi:

Miq te dashur! Pak vemendje. Me duhet te bej nje sqarim te nevojshem. Nuk doja ta beja publike kete fakt por i detyruar nga rrethanat me duhet te jem korrekt. Mamaja ime vuan nga semundje e rende prej gati dy vitesh. Ajo kurohet me Interferon A ne Spitalin Onkologjik ne Tirane. Eshte nje vaksine qe merret ne forme cutane (ne lekure) te cilet i duhet ta beje cdo tri dite. Cdo muaj paraqitemi prane spitalit onkologjik per te marre dozen e duhur te vaksinave. Keshtu duhet te ishim paraqitur edhe kete fundmuaji sipas planifikimit.

Por….Lajmi qe na vjen eshte qe vaksina nuk ka prej disa javesh. Sigurisht qe kjo eshte shume e rende. Sidomos kur ne pikepyetje vihet shendeti i prindit. Gjate gjithe ketyre diteve nuk kam lene gur pa levizur per te siguruar medikamentin. Kam folur me Drejtorine e Spitalit, me zyren per shtyp te Ministrise se Shendetesise; kam qene te Fondi i Kujdesit te Sigurimit Shendetesor; me kompanine farmaceutike qe merret me importin e ilacit; kam derguar dy mesazhe ne numrin qe me kane dhene koleget te Ministres se Shendetesise; dhe rezultati eshte qe Interferon A nuk ka.

Pse nuk ka? Per mua pak rendesi ka pse nuk eshte bere tenderi. Per mua rendesi ka shendeti i njeriut tim. Dikush ne nje media kishte shkruar qe ky nuk eshte numri i Ministres. Po ca rendesie ka kjo nese une kam trokitur ne cdo dere edhe te Shendetesise dhe Interferon A nuk ka. E shpeton jeten e mamase sime qofte edhe kjo “ngaterrese”. Gjithsesi pas nje lufte disa ditore me ne fund gjeta shprese….Medikamentin aq te nevojshem e gjeta fale disa njerezve te mire. Une nuk kam braktisur te tjeret ne dite te veshtire, per njerezit e mi te afert do kaloja edhe malet. Kjo eshte Shqiperia, ta gezojme. Faleminderit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME