Kadastra e Vlorës nuk po gjen sërish qetësi. Tashmë ndryshimet në këtë agjenci po ndodhin në rang zv. Drejtorësh. Bëhet e ditur se dy zv. drejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi janë larguar nga detyra, dhe në vend të tyre janë emëruar Rinald Koburja ndërsa pritet edhe nje emërim tjeter.
Kujtojmë se që prej 13 korrikut të këtij viti Kadastra e Vlorës drejtohet nga Ani Binaj i cili u prezantua në këtë post nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.
Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në 10 muaj u ndërruan 8 drejtorë.
Situatën me largimet, vetë Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.
