Categories Lajme

“Nuk gjendet në spitale, e thonë vetë mjekët e Covid 1”, eksperti ia plas në sy Çomos: Shumë qytetarë e kanë paguar vetë “Remdesivirin”

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka hedhur poshtë deklaratën e shefes së Infektivit, Najada Çomo duke theksuar se qytetarët e blejnë vetë antiviralin Remdesivir për të kuruar koronavirusin.  Në një shkrim në Facebook, publikon foton e postuar nga Renato Osmenaj duke thënë se vetë mjekët e spitalit Covid 1 dëshmojnë se e blejnë vetë ilaçin që duhet të ishte falas.

Është për të ardhur keq që shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin, që duhet të ishte falas në spital. Në foto dëshmia e mjekut të infektiviti, Dr.Renato Osmënaj”, shkroi Koduzi.

Pak minuta më parë, shefja e Infektivit Najada Como hodhi poshtë deklaratat se Remdesiviri, kostoja e të cilit arrin në 3000 euro për 6 flakonë, blihet nga vetë pacientët.

“Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje. Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.

Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.

Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund! Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit! Se bashku do t’ia dalim”, shkroi Çomo.

Ndërsa para dy ditësh, mjeku Renato Osmenaj i njohur ndryshe si “Xhaxhi Doktori” shkroi në Facebook: “Rubrika ‘Sqarojmë komitetin’ 3000 euro 6 flakonë! Sapo e bleu një miku im. Ka komiteti si ky ilaçi në spitale?” (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME