Categories Showbiz

Nuk i ka parë askush/ “Gallataxhiu i grupit”/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20 viteve më parë me Luiz Ejllin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në vendlindje.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që të çmallet me familjarët e saj dhe shoqërinë në Prishtinë, gjersa duke qenë në shtëpinë e vendlindjes, nuk ka hezituar që të shfletojë edhe arkivat.

Më saktësisht, këngëtarja Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004.

"Gallataxhiu i grupit"/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20

Në kopertinë ndodheshin yjet e atëhershëm të spektaklit të talenteve “Ethet e së premtes”, që tashmë janë emra të njohur të tregut muzikor shqiptar.

“E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.

"Gallataxhiu i grupit"/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20

Për këtë të fundit, ajo ka publikuar edhe “pasaportën” që i ishte dedikuar në një prej faqeve të revistës, ku tregoheshin detaje rreth karakterit të tij, teksa mban mbishkrimin “gallataxhiu i grupit”.

"Gallataxhiu i grupit"/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20

Luizi e ka nisur karrierën në “Ethet e së premtes”, për të vazhduar më pas në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit 2005, ku u shpall fitues dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”. Si Luizi, ashtu edhe Vesa, Rona dhe Teuta janë emra të njohur të muzikës shqiptare, që ndër vite janë vlerësuar me çmime të rëndësishme në festivale dhe kompeticione të muzikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME