Categories Lajme

Nuk i mbijetoi dot përplasjes, ndërron jetë 7 vjeçari shqiptar

Një fëmijë  7-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga makina në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e veturës. “Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”. 7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, thotë Ahmeti. Shoferi i makinës, një 27-vjeçar, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orësh.“Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, konfirmon Ahmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME