U mbajt mbrëmjen e djeshme nata finale e “Festivalit të Këngës” në Pallatin e Kongreseve. Elvana Gjata dhe Arilena Ara kanë qenë dy pretendente të forta për çmimin e parë. Këto ditë është diskutuar shumë se këtë çmim do e fitojë Elvana Gjata, por përkundrazi Arilena ishte ajo që u shpall fituese. Pas shpalljes së fituesit, Migena Gjata, motra e Elvanës ka reaguar përmes një story në “Instagram”, ku shprehet se pavarësisht faktit që nuk fitoi, Elvana ka fituar zemrat e publikut këto 25 vitet e fundit. “Ti fitove publikun, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, të paktën për këto 15 vitet e fundit”, shkruan Migena.

