Categories Kuriozitete

Shkupi kërkon të rrëmbejë Guinness-in për pemën më të madhe të “gjallë”

Kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, po e sfidon veten këtë vit për të thyer rekordin e Guinness për pemën më të madhe të Krishtlindjes të formuar nga njerëzit. Nismës së bashkisë ju bashkuan me mijëra banorë të Shkupit. “Faleminderit të gjithë banorëve të Shkupit që morën pjesë në këtë ngjarje të Vitit të Ri sepse ideja e të gjithë neve është e njëjtë, qyteti ynë të jetë qyteti ku bëhet pema e Krishtlindjeve më e madhja që jeton në botë”, tha kryebashkiaku Petre Shilegov.

E gjithë ngjarja që u mbajt të shtunën, 21 dhjetor, është filmuar me dron. Pamjet do tu dërgohen  për vlerësim  ekspertëve të Guinness-it. “Ne presim që këto ditë të marrim një përgjigje nëse kemi arritur të thyejmë rekordin e Guinness. Pema që mban rekordin kishte rreth 4,020 njerëz. Ne synuam 5,500. Nuk e realizuam atë numër, por në çdo rast pas asaj që pashë nga regjistrimet e dronit, mendoj se arritëm të thyejmë rekordin. Le të presim që ajo të jetë zyrtare”, tha Shilegov. Rekordin për pemën më të madhe të Krishtlindjes me njerëz e mban India që prej 2015.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME