Categories Showbiz

“Nuk ishte mundësia”, Valmira u rrëfen pengun që i ka mbetur 8 ish-kolegeve të saj

Ambienti i punës është si një “shtëpi” e dytë pasi aty kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Si i tillë është mirë që aty të mbizotërojë fryma e mirëkuptimit, e bashkëpunimit dhe e respektit reciprok. Valmira është me fat që tek 8 koleget e saj Edlira, Xhulieta, Klarita, Leonora, Ermira, Erjeta, Egla dhe Era gjeti ngrohtësinë e një familje. Por cili është pengu që i ka mbetur asaj?

Valmira: Në radhë të parë, ju falenderoj shumë që keni ardhur, e vlerësoj shumë. Jam shumë e gëzuar se ju shoh shumë mirë pas 3 viteve pa u takuar. Kam shumë mesazhe për ju sepse ju edhe i ndjeni, por edhe duhet t’i shpreh dhe publikisht. Jam me shumë fat që ju kam njohur. Edhe pse larg fizikisht, ju kam pasur shumë afër shpirtërisht. Jeni shumë të rëndësishme për mua. Gjitha të mirat e kësaj bote uroj për secilën prej jush dhe uroj që sa më shumë stafe pune ta kenë këtë marrëdhënie që kemi pasur ne.

Ardit Gjebrea: Valmira ka edhe një peng që i ka mbetur…

Koleget: E dimë sepse kur u martua Valmira nuk na ftoi në dasëm, nuk ishte mundësia e momentit. Dhe ne e kemi peng.

Ardit Gjebrea: Unë e dhashë idenë, ta martojmë sërish.

Koleget: Ne e martojmë sa herë të dojë ajo.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin bashkëshorti?

Valmira: Bardhi.

Ardit Gjebrea: Bardhi, bëhu gati sepse më duket se në këtë jetë do të bëhesh dhëndër disa herë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME