Categories Kulture

“Talia 2022”, festivali i dramës origjinale shqipe

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” edhe këtë vit do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”, në Gjilan, që nis sonte dhe zgjat deri më 28 janar.

Në natën e parë, është paraparë që të jepet shfaqja “Viganët” me tekst të Visar Krushës e regji të Ilir Bokshit, ku do të paraqiten aktorët e Teatrit të Gjilanit.

“Nata e dytë është e rezervuar për shfaqjen “Aroma e Hënës” me skenar të Mehmet Krajës e regji të Rozi Kostanit, derisa në këtë shfaqje do të luajnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “5 ditë mbret”, është shfaqja që do të jepet në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Kombëtare në kuadër të “Flaka…2022”, ku skenarist është Stafan Çapaliku e regjisor Gjergj Prevazi. Kësaj radhe nga Shqipëria, Festivalin do ta nderojë trupa teatrore e Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça.

Në mbrëmjen e katërt do të paraqiten aktorët e Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, me shfaqjen “Marksistët e Leninistët e Zvicrës” nga Jeton Neziraj e me regji të Blerta Nezirajt. E në mbrëmjen e pestë do të paraqitet edhe një trupë teatrore nga Shqipëria, ajo e Teatrit “Metropol” nga Tirana, të cilët do të japin shfaqjen “GOF” nga Anton Pashku, me regji të Shkëlzen Berishës.

Në mbrëmjen e fundit, më 28 janar do të jepet shfaqja “Stiffler” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit, që është prodhim nga “Integra”. Të gjitha shfaqjet do të fillojnë nga ora 18:00. Ndryshimi i terminit ka ndodhur për shkak të masave të reja anit-Covid”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Festivali i dramës origjinale shqipe është një manifestim teatror me përmasa mbarëkombëtare.

“Talia e Flakës” është njëra ndër shtyllat më të forta të manifestimit, me të gjitha prerogativat e një evenimenti unik e kredibil, si një element, ndër të parët e kulturës së bashkuar mbarë shqiptare, e me një gjakim fare të vetëkuptueshëm: që ta stimulojë e avancojë dramaturgjinë kombëtare, që t‘i inkurajojë e nxisë shkrimtarët e në radhë të parë dramaturgët, që ta begatojnë këtë gjini tonën, gjini e lloj letrar, i cili shkruhet (në radhë të parë) për t‘u inskenuar, më shumë se për t‘u lexuar si letërsi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME