Categories Lajme

Orgesa Zaimi tregon mes lotësh humbjen e dy njerëzve të saj të dashur brenda një jave

Sa i trishtë aq edhe tronditës ishte rrëfimi i këngëtares Orgesa Zaimi, e cila në studion e emisionit “E ardhmja është vajzë”, zbuloi se kishte humbur dy njerëzit e saj të dashur brenda një harku kohor prej pak ditësh.

“Janari për mua ka nisur shumë trishtueshëm, sepse kam humbur brenda një afati 8 deri në 9 ditë, edhe dajën edhe xhaxhain. Ishte pak e papritur. Daja im ka qenë njeri që bënte shaka, njeri shumë i ditur… Nuk e di ka qenë një dhimbje shumë e madhe. Por sidomos goditjen më të fortë e mora nga xhaxhai im Behari, i cili u nda nga jeta para një jave. Ishte një komplikacion i Covid-it, ai e kishte kaluar në Dhjetor dhe ishte një komplikacion që i solli… vuante nga një problem.

Nuk e prisja kurrë dhe ishte goditja e dytë shumë e fortë. Nëse për dajën e prisja sepse ishte i shtruar në spital, për xhaxhin nuk e prisja kurrë. Kam shkuar në Skrapar aty ku jetonte bashkë me bashkëshorten, i vetëm në ato shtëpitë e vjetra, nuk donte të ikte, të largohej. Mu kthye pas e gjithë fëmijëria ime, koha kur argëtohesha me të… Të dy këta kanë qenë një model shumë i fortë në jetën time”.

Mes lotësh, këngëtarja kishte edhe një mesazh.

“Njerëzit mendojnë se nuk ka Covid, apo që nuk është asnjë gjë, por unë në lëkurën, në vuajten e familjes time, sapo e kalova. Them që të bëni kujdes, ta vlerësoni maksimalisht jetën, t’i përqafoni njerëzit sa i keni afër dhe t’u shprehni dashurinë sa jeni afër, sepse nuk e di… pendohem shumë që një përqafim nuk e mora nga të dy në momentin e fundit dhe them që atje ku janë të jenë të paqtë dhe të jenë mirë”./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME