Categories Lajme

“Nuk ishte uji”/ Çfarë i helmoi qytetarët në Deçan?

Shkaku i helmimit të mbi 1500 personave në Deçan të Kosovës duket se nuk është uji i pijshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur, Adnora Nurboja nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, e cila tha për mediat vendase se analizat mikrobiologjike të mostrave treguan se uji nuk është i infektuar. Por pavarësisht këtyre rezultateve , Nurboja theksoi se ata do të marrin serish mostra të ujit për testim.

Ndërkohë situata në spitale është nën kontroll. Në Pejës nuk ka asnjë të shtruar, ndërsa ata që janë trajtuar në Qendrën Familjare në Deçan janë në gjendje të qëndrueshme.

Qindra qytetarë në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga e shtuna në urgjencën e kësaj komune. Dy pacientë humbën jetën ndërsa ishin të shtruar, por ende nuk dihet nëse shkak u bë helmimi. Është ekspertiza mjekoligjore ajo që do të nxjerrë rezultatet përfundimtare.

Një ditë më parë presiedentja e Kosovës Vjosa Osmani hodhi dyshime për burimin e helmimnit masiv, duke kërkuar një hetim të plotë të rastit, pasi nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë i qëllimshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME