Categories Lajme

Nuk iu lejua hyrja në Kosovë, Vuçiç: Jam i padëshirueshëm atje

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar në lidhje me  varrezat masive në Kizhevak të komunës së Rashkës në Serbi, ku dyshohet të jenë rreth 17 trupa të shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat Vuçiç është shprehur se gërmimet në Rashkë nuk do të mund të ishin kryer pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe. Madje ai tha se është krenar se është president që nuk e ka problem të thotë se asnjë krim nuk duhet harruar. Ndër të tjerë kreu i shtetit serb shtoi se sipas tij çdo krim duhet ndëshkuar.

Ndërkohë në kuadër të kësaj ngjarje Aleksandër Vuçiç iu ndalua hyrja në Kosovë. Pas kësaj, Vuçiç deklaroi se kërkoi që të hynte në territorin e Kosovës, pasi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kërkoi që të shkonte në Rashkë, por që janë dakorduar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që këto vizita të mos ndodhin.

Nga Evropa thirrën dhe thanë që duhet të pajtohemi, që gjithçka të rregullohet, që askush të mos shkojë askund dhe ramë dakord që të mos flitet për cdo gjë në publik, në mënyrë që të mos mërzisim as publikun serb dhe as atë shqiptarë. Është bërë histori e madhe, si edhe për gënjeshtrën që unë i kërcënova me skenarin e Karabakut, megjithëse ata e kuptuan shumë mirë atë që doja të thoja, ata sërish thanë se Vuçiq është i padëshirueshëm në Kosovë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME