Categories Lajme

Nuk janë amerikanët, njihuni me qytetarët më të pasur në botë

Në Zvicër, sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023.

Pavarësisht një rënie të lehtë, zviceranët ende kanë pasurinë mesatare më të lartë për një të rritur, sipas një raporti të World Wealth Report nga Credit Suisse.

Sipas raportit, pasuria mesatare e një të rritur zviceran është 530,240 dollarë (577,707 franga), derisa vitin e kaluar ishte 537,600 dollarë, transmeton Klan Kosova.

Zvicra është në vendin e parë, e ndjekur nga Australia (411,060 $) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (403,970 $).

Matur në franga zvicerane, pasuria familjare u rrit 39% që nga viti 2000 (129% në dollarë, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangut zviceran kundrejt dollarit).

Mbi 60% e të rriturve zviceranë kanë pasuri me vlerë më shumë se 100,000 dollarë.

Në terma të individëve të pasur, 11% e banorëve zviceranë janë milionerë, 2.650 kualifikohen si persona me vlerë të lartë neto (mbi 50 milionë dollarë) dhe 980 kanë një vlerë neto më të madhe se 100 milionë dollarë.

Siç shkruan albinfo.ch, në Zvicër sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023.

Megjithatë, zviceranët kanë një nga nivelet më të larta të borxhit absolut në botë me 138,810 dollarë për të rritur.

Zvicra është gjithashtu një lider në mesin e vendeve më të pasura kur bëhet fjalë për pabarazinë e pasurisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME