Categories Lajme

Nuk jepet leja për protestën e diasporës, deputeti reagon ashpër: Majko të japë dorëheqjen

Me anë të një reagimi në rrjetin social facebook, deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar vendimin e Policisë për të mos lejuar mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të paralajmëruar nga emigrantët e diasporës.

Vasili shkruan se kryeministri Rama po lufton edhe diasporën, duke argumentuar se Policia e tij dhe e Lleshajt kanë konsumuar turpin më të madh të pluralizmit shqiptar.

Gjithashtu ai akuzon Pandeli Majkon si Ministri i parë i Diasporës në histori i cili rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen.

“Gëzuar vitin e ri Pandi po ti rri kot akoma në atë zyrë.
Diasporës qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllën derën,megjithatë rri Pandi rri,nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë” – shkruan Vasili.

Organizatori i kësaj proteste Genc Sejko, bashkë me shqiptarët e tjerë të diasporës kanë lajmëruar se pavarësisht vendimit të Policisë protesta do të vijojë, madje tashmë do të kërkohet dhe shkarkimi i drejtuesit të parë në polici Kastriot Skendaj, firma e të cilit është hedhur në shkresën ku qytetarëve iu mohohet e drejta e protestës.

“Protesta jo vetëm që do të zhvillohet por tani përveç ndryshimit të sistemit, kërkohet urgjentisht edhe shkarkimi i Kastriot Skënderajt i cili me këtë shkresë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për tubimet,”shkruajnë ata.

Statusi i plotë i Vasilit:

Rama i cmendur ndalon diasporen te protestoje,Majko rri dhe e ha turpin me buke.

Rama ky i cmendur pa sherim po lufton edhe me diasporen.
Pasi jua ka prure ne maje te hundes te gjithe shqiptareve ky kryeminister i marrë i hapi lufte edhe diaspores.
Rama nuk lejon diasporen te protestoje megjithese organizatoret kishin respektuar ligjin pike per pike dhe kishin bere edhe kerkese me shkrim.
Policia e Rames dhe e Lleshajt konsumuan turpin me te madh te pluralizmit shqiptar.
Kjo qeveri legenash, qe organizon gjoja takime te dhemshura me diasporen,qe shqyhet duke bete hipokrizi sikur vdiq per voten e tyre,e nxori fytyren e saj te zeze dhe te vertete duke mos i lejuar te protestojne ne bulevard,se u prishka terezia publike.
Po kur e zaptonin keta te rilindjes ne 2010 bulevardin me jave te tera me cadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urine prej tyre nuk prishej terezia publike.
E neveritshme eshte se si Pandeli Majko i pari Minister i Diaspores ne histori rri e veshtron kete turp dhe nuk jep doreheqjen.
Gezuar vitin e ri Pandi po ti rri kot akoma ne ate zyre.
Diaspores qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllen deren,megjithate rri Pandi rri,nuk je as i pari as i fundit qe e ha turpin me buke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME